Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Zhduket një person në Fushë Kosovë

nga Gentrita Xhemajli16 prill 2025
Zhduket një person në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të personit të zhdukur në komunën e Fushë-Kosovës.

Sipas policisë më 15 prill është paraqitur në polici një denoncim se një mashkull kosovar është larguar nga shtëpia më 14 prill, rreth orës 12:00, dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Ndërkaq autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për të zbuluar rrethanat e zhdukjes dhe për të lokalizuar personin në fjalë.

Policia po punon në koordinim me familjarët dhe institucionet tjera relevante për të siguruar çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →