Avioni ushtarak që mbante nënpresidentin e Malavit, Saulos Chilima dhe nëntë persona të tjerë është zhdukur dhe kërkimi është në vazhdim, njoftoi zyra e presidentit.
Avioni u largua nga kryeqyteti Lilongwe, por nuk u ul në destinacionin e tij – Aeroportin Ndërkombëtar Mzuzu, rreth 370 kilometra në veri.
Autoritetet e aviacionit humbën kontaktin me aeroplanin kur ai u zhduk nga radari, sipas një deklarate nga zyra e presidentit të Malavisë, Lazar Chakwera.
Chakwera urdhëroi një operacion kërkimi dhe anuloi një udhëtim në Bahama, thuhet në deklaratë.










