Dy vajza të mitura nga Prishtina janë raportuar në Polici se janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më.
Rasti është raportuar dje rreth orës 17:30 nga motra e tyre.
“Ankuesja kosovare ka raportuar se, dy motrat e saj viktimat femra kosovare, njëra e mitur dhe tjetra fëmijë (2009), janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja tyre”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Njësitet policore janë duke hetuar rastin./21Media










