Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Zgjedhjet më 28 dhjetor, Deliu-Kodra: Vendim i njëanshëm i Presidentes

nga Venera Grabanica20 nëntor 2025
Zgjedhjet më 28 dhjetor, Deliu-Kodra: Vendim i njëanshëm i Presidentes

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se vendimi i Presidentes në caktimin e zgjedhjeve më 28 dhjetor është i njëanshëm.

Ajo ka thënë se kjo datë “mbetet një mundësi historike për ta rikthyer institucionin te qytetari dhe te vullneti i shumicës”.

”Data e zgjedhjeve u përcaktua 28 Dhjetor. Le ta shndërrojmë këtë ditë në momentin e rikthimit të përgjegjësisë, maturisë dhe vizionit politik që i duhet Republikës sonë. Edhe pse vendim i njëanshëm i Presidentes, kjo datë mbetet një mundësi historike për ta rikthyer institucionin te qytetari dhe te vullneti i shumicës. Vendimmarrja nuk mund të jetë e plotë pa zërin e popullit, prandaj 28 Dhjetori është dita jonë. Diasporën tonë e mirëpresim me zemër të hapur. Vota juaj nuk është vetëm numër është forcë, është përgjegjësi dhe është pjesë e pandashme e rrugës sonë politike. Bashkë për Kosovën!

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →