Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri, KQZ-ja mban mbledhje

nga Venera Grabanica22 prill 2023
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri, KQZ-ja mban mbledhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ( KQZ) sot mban mbledhje lidhur me shqyrtimi dhe miratimi i Planit operacional për ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan,
Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq.

Në rendin e ditës për këtë mbledhje gjithashtu është edhe shqyrtimi dhe miratimi plotësimeve të përbërjes së KVV-ve, për komunën e Leposaviqit dhe plotësimin me anëtar rezervë të KVV-ve për Leposaviq, Zubin
Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut. Shqyrtimi dhe miratimi i Ekipeve Mobile për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut.

Më 23 prill, pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, si dhe zgjedhjet e parakohshme për dy kuvendet komunale, në Zveçan dhe Leposaviq./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →