RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Zemaj: Ky vit shkollor është më i vështirë për shkak të pandemisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka uruar gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor. Zemaj thotë se natyrshëm ky vit shkollor është më i vështirë për shkak të situatës së krijuar nga

nga Kaltrina Berila14 shtator 202014 shtator 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka uruar gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Zemaj thotë se natyrshëm ky vit shkollor është më i vështirë për shkak të situatës së krijuar nga pandemi, e për çka thotë se duhet angazhim më i madh si dhe respektim të masave mbrojtëse ndaj COVID-19.

“Dita e parë e shkollës është moment që reflekton rolin madhor që ka edukimi në shoqëri ndërsa rikthimi në bankat shkollore është i rëndësishëm dhe interes jetësor i të gjithëve. Urime për të gjithë nxënësit! Paçin një fillim të mbarë, shëndet, suksese, më shumë dije dhe rezultate pozitive! Mëngjesin e sotëm gjatë vizitës që i bëra shkollës “Iliria” në Prishtinë pashë se në këto kushte pandemie, gjithnjë sipas udhëzimeve, janë bërë të gjitha përgatitjet, dezinfektimi i hapësirave shkollore, shenjëzimet paralajmëruese, në klasa është bërë reduktimi i numrit të nxënësve për të ruajtur distancën fizike, nxënësit bartnin maska si dhe në hapësira të caktuara ishin vendosur dezinfektues”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka shtuar edhe se MSH bashkë me gjitha akterët e tjerë janë të përkushtuar që ta menaxhojnë situatën e krijuar nga COVID-19.

“Edhe njëherë dua të konfirmoj nga këtu që Ministria e Shëndetësisë, bashkë edhe me të gjithë akterët e tjerë, të rëndësishëm dhe të domosdoshëm në këtë proces, jemi maksimalisht të përkushtuar që ta menaxhojmë sa më mirë situatën. Natyrshëm që ky vit shkollor është më i vështirë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia andaj edhe duhet që të gjithë të angazhohemi, secili në detyrat dhe përgjegjësit e veta, në respektimin e masava parandaluese të virusit. Suksese të gjithëve! Vendosni maskën! Kujdesuni për higjienën! Ruajeni distancën!”, përfundon shkrimi i Zemajt.

Pas një pushimi prej disa muajsh, sot në shkollat e Kosovës do të fillojë faza e parë e vitit të ri shkollor.

MASH ka propozuar që më datën 14 shtator të fillojnë mësimin klasat 0, 1, 2, 3, 6, 10 në të gjitha shkollat në Republikën e Kosovës. Klasat 4 dhe 5 të fillojnë mësimin tërësisht në shkollë ose me mësim të kombinuar, varësisht nga kapaciteti i shkollës, vlerësuar nga DKA dhe institucionet arsimore. Ndërsa, në fazën e dytë, më 21 shtator, të fillojë mësimi me mësim të kombinuar për klasat 7, 8, 9, dhe 11, 12, duke vijuar mësimin dy ditë në shkollë dhe tri ditë online/në distancë./21Media

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
LAJMI TJETËR →
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

Lexo edhe

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

1 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

1 min më parë
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

30 min më parë
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
Kosova

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

1 orë më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

2 orë më parë
Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin
Kosova

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

34 min më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

34 min më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

50 min më parë
Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

2 orë më parë