Presidenti ukrainas, Vlodymyr Zelensky u bëri thirrje nënave ruse që mos i dërgojnë fëmijët e tyre në luftë.
Në një lutje të pasionuar, ai tha “Dua t’ua them këtë edhe një herë nënave ruse, veçanërisht nënave të rekrutëve. Mos i dërgoni fëmijët tuaj në luftë në një vend të huaj”.
Ai u bëri thirrje atyre që të mos i besojnë premtimeve se do të dërgohen diku për stërvitje, ose kushte jo luftarake dhe u kërkoi atyre të veprojnë menjëherë nëse ka dyshime se ata po dërgohen për të luftuar në Ukrainë.
Fjalimi vjen pasi Rusia pranoi për herë të parë të mërkurën praninë e rekrutëve në radhët e forcave të saj në Ukrainë shumë prej të cilëve ishin të patrajnuar për betejë dhe njoftoi se një numër prej tyre ishin zënë rob./21Media









