Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zelensky: Humbja strategjike e Rusisë është e dukshme

nga Kaltrina Berila13 maj 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se Rusia ka pësuar një disfatë strategjike në Ukrainë, e cila është “tashmë e dukshme për të gjithë në botë”.
“Rusisë thjesht i mungon guximi për ta pranuar atë”, tha ai në fjalimin e tij të natës, transmeton rtv21.tv.
Zelensky gjithashtu i quajti forcat ruse “frikacakë”, të cilët “po përpiqen të fshehin të vërtetën pas sulmeve raketore, ajrore dhe artilerie”.
Duke folur në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, ai falënderoi infermierët dhe mjekët ndihmës për shpëtimin e jetëve të ushtarëve ukrainas, por forcat e dyshuara ruse kishin shkatërruar 570 objekte të kujdesit shëndetësor që nga fillimi i luftës./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →