Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zelensky flet me Papën dhe i bën thirrje Vatikanit të ndërmjetësojë

nga B.K22 mars 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur me Papa Françeskun dhe ka sugjeruar se Vatikani mund të luajë një rol ndërmjetësues në përfundimin e luftës me Rusinë, shkruan BBC.
Në një postim në Twitter, Zelensky tha se i tregoi Papës “situatën e vështirë humanitare” dhe se si korridoret e shpëtimit po bllokoheshin nga trupat ruse.
Zelensky shtoi: “Roli ndërmjetësues i Selisë së Shenjtë për t’i dhënë fund vuajtjes njerëzore do të vlerësohej”.
Kjo vjen pasi Zelensky tha të hënën se Jerusalemi mund të jetë potencialisht një vend për bisedimet e ardhshme të paqes të nivelit të lartë midis Ukrainës dhe Moskës./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →