Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zelensky do t’u drejtohet deputetëve kanadezë

nga Egzona Mehmeti15 mars 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nuk është lideri i parë ukrainas që do t’i drejtohet Parlamentit të Kanadasë dhe as nuk do të jetë lideri i parë i kohës së luftës.

Por, fjalimi i tij do të jetë historik në mënyra të tjera, duke përfshirë faktin se ai do të jetë lideri i parë botëror që do të shfaqet virtualisht, duke folur me politikanë kanadezë nga një Kiev i rrethuar, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Kanadaja është shtëpia diasporës më të madhe ukrainase në botë – e dyta pas Rusisë.

Komuniteti 1.4 milionë ukrainas-kanadez është mobilizuar për të ndihmuar- nga thirrjet humanitare deri te përgatitja për të mirëpritur refugjatët dhe vullnetarizmi për të luftuar në Ukrainë.

Së bashku me aleatët e saj perëndimorë, Kanadaja ka futur masa të reja imigrimi për ukrainasit që ikin nga lufta dhe ka sanksionuar rreth 500 individë dhe subjekte nga Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia, duke përfshirë 15 aleatë të tjerë të aleatëve të Presidentit Vladimir Putin, të martën.

Kryeministri Justin Trudeau do të prezantojë liderin ukrainas./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →