Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaArt
🎨 Art

Zbulime të reja arkeologjike në kalanë e Kastërcit në Suharekë

nga Kaltrina Berila9 shtator 2025
Zbulime të reja arkeologjike në kalanë e Kastërcit në Suharekë

Në kalanë e Kastërcit në komunën e Suharekës po zhvillohen gërmime arkeologjike që po sjellin në dritë dëshmi të rëndësishme të periudhës paleokristiane.

Gërmimet janë të përqendruara në dokumentimin e plotë të një bazilike paleokristiane, të ndërtuar në fillim të shekullit VI.

Këtë e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Pas shkatërrimit të bazilikës nga dyndjet sllave, sipas ekspertëve, ajo ishte shndërruar në një hapësirë varrimi.

“Fragmente qeramike, xhami, afreska dhe tjegulla me mbishkrim dëshmojnë se bazilika është ndërtuar në fillim të shekullit VI. Pas shkatërrimit nga dyndjet sllave, ajo u shndërrua në hapësirë varrimi, ku janë identifikuar rreth 80 varre”, ka shkruar Çeku.

Përveç gërmimeve, në kompleksin e objekteve arkeologjike po zhvillohen edhe punime për konservim dhe restaurim, me synimin për të ruajtur këtë trashëgimi historike dhe për ta kthyer në një atraksion të rëndësishëm të turizmit kulturor në rajon.

ETIKETA:#Art#Lajme
El Nino ka filluar, pritet mot ekstrem i nxehtë
LAJMI TJETËR →
El Nino ka filluar, pritet mot ekstrem i nxehtë

Më të fundit

Të gjitha →