Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

nga Venera Grabanica3 korrik 2022

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, përcjell TV21.
Zaev thotë se me propozimin në fjalë është ruajtur gjuha dhe identiteti maqedonas.
“Çështja më e rëndësishme, GJUHA MAQEDONASE DHE IDENTITETI MAQEDONAS JANË TË SIGURUAR DHE GARANTUAR NË KORNIZËN E NEGOCIATEVE DHE ME KËTË NJIHEN DHE PRANOHET NGA BE-ja. Kjo është e para dhe absolutisht më e rëndësishmja. Protokolli që do të nënshkruanin Qeveria e Maqedonisë dhe Qeveria bullgare shpjegon rrugën për tejkalimin e çështjeve të hapura që janë të zgjidhshme. Ndërtimi i marrëdhënieve të mira dhe miqësore me fqinjët është thelbësor për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e një rajoni siç është Ballkani Perëndimor. Prandaj, ne nga pala maqedonase dhe kolegët tanë nga pala bullgare duhet të punojmë së bashku për të mbyllur çështjet e hapura. Në të njëjtën kohë, është shumë e rëndësishme që në bisedime të ruhet plotësisht dinjiteti kombëtar i të dyja palëve./TV21

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →