Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFilm
🎬 Film

Yllka Gashi merr çmimin “Aktorja më e mirë” në Festivalin e Filmit Scottsdale

nga Xh.D9 nëntor 2021

Aktorja shqiptare, Yllka Gashi, së fundmi ka fituar edhe një çmim tjetër ndërkombëtar.
Gashi ka marrë çmimin si “aktorja më e mirë” në rol kryesor në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Scottsdale të Arizonës, kjo u bë e ditur nga vet aktorja përmes Facebook-ut.
Ky është çmimi i tretë i Gashit, derisa para disa ditëve kishte fituar çmimin e aktores më të mirë në Festivalin Spanjoll “Seminci”.
Së fundmi, kinemaja “Cinneplex” ka njoftuar se filmi “Zgjoi” është duke thyer rekorde në shikueshmëri, me mbi 10 mijë bileta të shitura.
Filmi është propozuar nga Kosova edhe për çmimin prestigjioz Oscar./21Media

ETIKETA:#Film#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →