Këngëtari Yll Limani ka risjellë këngën “Të dua” të këngëtares Orinda Huta. Ky projekt është publikuar vite më parë, ndërsa vazhdon të dëgjohet edhe në ditët e sotme.
Videon duke e kënduar këngën “Të dua”, Ylli e ka postuar në llogarinë e tij në Instagram, me mbishkrimin “pak muzikë në këto ditë të errëta”.
Videon e Yllit e ka shpërndarë në InstaStory Orinda Huta.
“Po unë, që i pëlqej të gjitha këngët e tua dhe zërin tënd të bukur”, ka shkruar këngëtarja krahas videos./21Media










