Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Yjet tanë të xhudos do të ndeshen për herë të parë në Kosovë

nga B G8 dhjetor 2023
Yjet tanë të xhudos do të ndeshen për herë të parë në Kosovë

Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Dardan Cena janë xhudistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian të xhudos Prishtina 2023.

Krasniqi, Nora dhe Akil Gjakova dhe Cena do të ndeshen për herë të parë në Evropianin që mbahet në shtëpinë e tyre në Kosovë.

Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos do të mbahet më 16 dhjetor të këtij viti në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open”, organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos.

ETIKETA:#Sport#Lajme
LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →