Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

​Xhudistët e Kosovës rrëmbejnë 5 medalje në Sarajevë

nga Kaltrina Berila1 shtator 2024
​Xhudistët e Kosovës rrëmbejnë 5 medalje në Sarajevë

Ekipi i Kosovës në xhudo në Kampionatin Ballkanik për Senior që u mbajt në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës, arritën të stolisen me dy medalje të arta, dy të argjendta, një të bronztë dhe një vend të 5-të.

Flaka Loxha dhe Dëbora Gjakova fituan sot medaljet e arta, Erza Muminoviq e Dardan Cena të argjendta, Muhamedin Veseli doli i bronztë, Anes Veseli zuri vendin e pestë.

Loris Sharapolli mbeti pa plasman, por ai fitoi dy ndeshje e dy i humbi. Edhe Dion Sharapolli mbeti pa plasman, por fitoi një ndeshje ndërsa dy tjera i humbi.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →