Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

​Vuçiq takohet me anëtarët e QUINT-it dhe BE-së

nga Venera Grabanica31 janar 2024
​Vuçiq takohet me anëtarët e QUINT-it dhe BE-së

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sonte ka takuar ambasadorët e shteteve të QUINT-it – Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian, si dhe përfaqësuesin e ambasadës amerikane në Beograd.

Shërbimi për media i presidentit serb njoftoi se nuk do të ketë asnjë njoftim nga takimi i Vuçiq me përfaqësues të QUINT-it dhe BE-së në Beograd.

“Kabineti i presidentit të Republikës së Serbisë njofton opinionin se nuk do të ketë njoftim nga takimi që ai ka mbajtur me përfaqësuesit e QUINT-it dhe BE-së. Çdo fjalë formale do të ishte e tepërt”, thuhet në njoftim.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →