Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Vuçiq: Kurrë s’do ta lëmë në baltë popullin tonë në Kosovë

nga Kaltrina Berila3 mars 2024
Vuçiq: Kurrë s’do ta lëmë në baltë popullin tonë në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia krahas forcimit ekonomik do të luftojë për siç tha ai popullin e saj në Kosovë, të cilin, “nuk do ta lërë kurrë në baltë”.

Ai në një postim në llogarinë e tij në “Instagram” ka përmendur edhe vizitën e javës së shkuar në Tiranë ku mori pjesë në Samitin për Ukrainën.

”Me rëndësi të jashtëzakonshme dhe me interes të madh për qytetarët e vendit tonë është procesi i afrimit me tregun unik evropian. Prandaj qëndruam në Tiranë ku biseduam me përfaqësues të BE-së për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, shkroi ai.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →