Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

Vuçiq: Insistova për asociacionin, por Kurti refuzoi

nga B.K27 shkurt 2023
Vuçiq: Insistova për asociacionin, por Kurti refuzoi

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka folur për mediat pas takimit trepalësh në Bruksel, duke thënë që ishte një takim shumë i vështirë.
Vuçiq ka thënë që ai ka insistuar për zbatimin e marrëveshjes së asocicacionit, por që sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar.
“Besoj se do të kemi shumë takime në periudhën e arshshme”, tha ai.
“Me sa kam kuptuar, më 18 do të duhet të shihemi në territorin e Maqedonisë së Veriut. Në atë kohë, Borrell do ta vizitojë rajonin”, tha Vuçiq.
Ka përfunduar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →