Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Vuçiq falënderon Scholz për pritjen

nga Venera Grabanica4 maj 2022

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pas takimit me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz në një postim në rrjetet sociale e ka falënderuar ër pritjen.
Vuçiq në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman tha se në takim kanë diskutuar “për tema shumë të rëndësishme”.

“I kam premtuar Scholzit se Serbia nuk do të jetë shkaktare e asnjë problemi dhe ne e mbajmë fjalën”, ka thënë Vuçiq.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz sot është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

Pas këtyre takimeve sot pritet të mbahet takimi i dy delegacioneve./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →