Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Vrau me thikë 28-vjeçarin dhe i plagosi vëllanë, arrestohet autori

nga Xh.D5 nëntor 2021

Policia ka arrestuar autorin për vrasjen e 28-vjeçarit F.K dhe plagosjen e vëllait të të njëjtit, 19-vjeçarit M.K në Elbasan, A.H 24 vjeç.
Sherri dyshohet të ketë degraduar në përdorimin e armëve të ftohta pas debateve për një femër.
Gjatë operacionit, policia gjeti dhe sekuestroi mjetin prerës që i mori jetën 28-vjeçarit F.K dhe plagosi vëllain e viktimës, M.K.
Mësohet se A.H  ka pranuar autorësinë e vrasjes dhe plagosjes.
Ngjarja e rëndë ndodhi sonte rreth orës 19:50, (5 nëntor) në qytetin e Elbasanit në lagjen “Qemal Stafa”, pas një sherri të momentit i cili agravoi deri në përdorimin e mjeteve të mprehta.
“Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallëzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë. Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve  shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.” – bëri me dije policia./oranews

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →