Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vrasje e dyfishtë në Vushtrri, Policia del me detaje

nga Venera Grabanica24 mars 2025
Vrasje e dyfishtë në Vushtrri, Policia del me detaje

(Lajm i përditësuar)

Vrasje e dyfishtë në Vushtrri, Policia del me detaje

Policia e Mitrovicës ka konfirmuar vrasjen e dyfishtë që ndodhi sot në Stanovc të Vushtrrisë, ku të vrarë mbetën një burrë dhe një grua.

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, ka deklaruar për portalin rtv21.tv se dyshohet se  një 58-vjeçar me inicialet A.M ka qëlluar me armë zjarri një 42-vjeçare me inicialet N.H, e më pas ka qëlluar edhe veten.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

“Sot, rreth orës 14:56, policia ka pranuar informatën për një vrasje të ndodhur në fshatin Stanovc  të Vushtrrisë. Bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes dyshohet se kryesi i veprës,  dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H.,  e më pas  i dyshuari ka qëlluar edhe veten”, ka deklaruar Zahiti.


Vrasje e dyfishtë në Vushtrri, Prokuroria jep detaje për RTV21

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në Vushtrri.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni ka konfirmuar për portalin rtv21.tv se një grua dhe një burrë janë viktima në këtë rast.

Preteni tha se ende nuk dihet relacioni i viktimave, por që ngjarja ka ndodhur afër një nënkalimi në Vushtrri.

Portali rtv21.tv ka dërguar pyetje në Policin, por ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →