Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Vrasja e ganezes në Tiranë, Prokuroria merr në pyetje të afërmit e 31-vjeçares

nga Egzona Mehmeti12 tetor 2021

Pak ditë pas vrasjes në Tiranë të 31-vjeçares nga Gana prindërit dhe të afërmit e  saj kanë dëshmuar në prokurori në lidhje me ngjarjen. Ata kanë thënë se e reja ishte lidhur në Angli me shqiptarin Klinton Pira dhe nuk ishin në dijeni për debate mes çiftit. Javën e kaluar Klinton Pira ka qëlluar tri herë me thikë partneren e tij të huaj dhe më pas është hedhur nga kati i tetë duke gjetur vdekjen.
Vrasja e vajzës me origjinë nga Gana, por me shtetësi franceze, Jawsackie Jaboah ka sjellë në Shqipëri dy prindërit e 31-vjeçares dhe dy të afërm të saj.
Ata kanë udhëtuar në drejtim të Shqipërisë, ku janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen në prokurorisë së Tiranës.
Intervistimi i tyre është kryer nga një oficer i policisë gjyqësore, prokurori i çështjes Ardian Braho dhe i pranishëm mësohet se ka qenë dhe një përfaqësues i Ambasadës franceze, në Tiranë.
Familjarët e vajzës që ka mbetur viktimë e goditjeve me thikë nga Klinton Pira, kanë pranuar se kanë pasur dijeni për raportin intim që vajza e tyre ka pasur me të riun shqiptar.
Jaboah, kishte ardhur në Shqipëri me shpresën që të ribashkohej me 26-vjeçarin nga Dibra pasi ky i fundit ishte kthyer nga Anglia dhe po qëndronte në banesën me qira në rrugën “Pjetër Budi”, ku ka ndodhur krimi.
Pavarësisht pasaportës franceze, viktima ka jetuar në Britani, ku kishte krijuar dhe njohjen me 26-vjeçarin nga Dibra.
Të afërmit e vajzës nuk kanë qenë në Shqipëri kur ka ndodhur krimi, megjithatë kanë sqaruar para prokurorëve se kishin marë dijeni vetëm për faktin se Jaboah kishte zbritur në aeroport dhe ishte takuar me të dashurin e saj.
Prindërit e francezes kanë pohuar se nuk kishin asnjë dyshim se për çfarë mund të ketë ndodhur vrasja e vajzës së tyre, që më pas është pasuar me vetëvrasjen e të vetë autorit të krimit, Klinton Pira.
Sipas tyre, raporti mes dy personave ka qenë normal dhe se e bija u ka përcjellur mesazhe pozitive për djalin shqiptar që kishte njohur.
Vrasja e ganezes në Tiranë, Prokuroria merr në pyetje të
Hetimet lidhur me këtë ngjarje që ka tronditur Tiranës fundjavën e kaluar, po udhëhiqen nga prokurori Ardian Braho, i cili po verifikon të gjitha pistat që kanë çuar në këtë tragjedi./oranews

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →