Voton Dimal Basha: Ftoj të gjithë qytetarët të dalin masivisht dhe të votojnë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka votuar.
Përmes një postimi në rrjetin social, Basha ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit, duke shtuar se vota është i qytetarëve që dëgjohet dhe mënyra më e drejtëpërdrejtë për të ndikuar në vendimet që prekin jetën tonë të përditshme.
“Unë sapo ushtrova të drejtën time të votës, në një ditë që na bashkon të gjithëve për të vendosur mbi të ardhmen e komunave tona. Prandaj, ftoj të gjithë qytetarët të dalin masivisht dhe të votojnë, sepse vota është zëri juaj që dëgjohet dhe mënyra më e drejtëpërdrejtë për të ndikuar në vendimet që prekin jetën tonë të përditshme. Le të jetë kjo ditë festë e demokracisë, me votime të qeta, pjesëmarrje të lartë dhe me frymë të plotë qytetarie. Kështu dëshmojmë edhe një herë pjekurinë tonë demokratike dhe dashurinë e sinqertë për vendin që duam”, ka shkruar Basha. /21Media











