Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vjedhje e rëndë, hajnat hyjnë në një shtëpi dhe marrin armë, para e ari

nga Kaltrina Berila17 mars 2024
Vjedhje e rëndë, hajnat hyjnë në një shtëpi dhe marrin armë, para e ari

Një armë me 50 copë fishekë, para të gatshme dhe një sasi stoli ari janë vjedhur të shtunën nga hajnat në një shtëpi në Ferizaj.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin: një armë me 50 copë fishekë për të cilën posedon leje, para të gatshme dhe një sasi stoli ari”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Policia ka thënë se për këtë vjedhje është njoftuar prokurori, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë hetimore./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →