RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Vetura bie në kanalin e Riminit të Italisë, vdes shoferi

nga RTV21 Portal28 prill 2024
Vetura bie në kanalin e Riminit të Italisë, vdes shoferi

Një 53-vjeçar ka humbur jetën kur vetura me të cilën po e ngiste ka rënë në një kanal të portit Rimini sot në Itali.

Sipas mediave lokale, dëshmitarët thanë se vetura ishte në lëvizje me shpejtësi të madhe duke rënë në pjesën e kanalit pa mbrojtje.

Një peshkatar 42-vjeçar egjiptian, Hazem Zakzouk, u zhyt në përpjekje për të shpëtuar shoferin, por pa sukses.

Viktima u nxor më pas nga zhytësit dhe u identifikua si një 53-vjeçar nga Rimini. Makina është nxjerrë në sipërfaqe në orën 14:15.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë përveç Brigadës së Zjarrfikëses, Roja Bregdetare, Guardia di Finanza, Karabinierët dhe Policia e Shtetit.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →