Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vetëvendosje: Kur të kemi marrëveshje, do të ju njoftojmë

nga B G1 shkurt 2020

Manxhuka thotë se konsultimet mes dyja partive janë  intensifikuar

Po vazhdojnë bisedimet ndërmjet LVV-së dhe LDK-së për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.

Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka për 21Media tha se kur të arrihet marrëveshje ky subjekt politik do të njoftojë.

“Kur kanë mbetur vetëm edhe 40 orë deri te seanca e Kuvendit të Kosovës për qeverinë Kurti, sigurisht se kemi inflacion hamendësimesh e spekulimesh. Natyrisht që komunikimi, konsultimet dhe takimet midis LVV dhe LDK janë intensifikuar në këto orë të fundit, por kur të kemi marrëveshje, do t’ju njoftojmë. Deri atëherë, dikush mund ta ketë nga dëshira e dikush nga frika, dikush me motiv të mirë e dikush me qëllim të keq, por e vërteta dhe e sakta nuk ndodhen aty.”, thuhet në përgjigjen e Manxhukës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →