Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vetaksident në Pejë, lëndohen tre persona

nga RTV21 Portal24 maj 2024
Vetaksident në Pejë, lëndohen tre persona

Tre persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Dubovë të Pejës, ku një veturë ka rënë në lumë tek ura e Drinit të Bardhë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se personat që kanë qenë në veturë kanë pësuar lëndime serioze dhe janë dërguar në Spitalin e Pejës.

“Rreth orës 14:50, Policia ka marrë informatën për një vetaksident tek ura e Drinit të Bardhë, ku një veturë ka rënë në lumë, në fshatin Dubovë. Në veturë kanë qenë tre persona, të cilët me ndihmën e qytetarëve janë larguar nga vetura dhe nuk kanë pësua lëndime serioze. Të njëjtit me autoambulancë janë dërguar në Spitalin e Pejës”, ka thënë Gashi për rtv21./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →