Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Veseli: Emri i Rugovës lidhet me përpjekjen për liri dhe pavarësi

nga B.K21 janar 2020

Veseli përkujton Rugovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova në 14 vjetorin e vdekjes.

Veseli ka thënë se emri i Ibrahim Rugovës lidhet me pluralizmin politik, pro-amerikanizmin dhe përpjekjen sublime për liri dhe pavarësi të Kosovës.

“Emri i Ibrahim Rugovës lidhet me pluralizmin politik, pro-amerikanizmin dhe përpjekjen sublime për liri dhe pavarësi të Kosovës. Vlera këto që na duhen edhe sot. Presidenti Rugova ishte bashkëudhëtar protagonist në bërjen e shtetit të Kosovës si dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike që garantojnë lirinë, barazinë në mundësi dhe drejtesinë për çdo qytetar”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Presidenti historik, Ibrahim Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006. Ai është varrosur me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →