Max Verstappen theu një tjetër rekord të pabesueshëm në Formula 1 teksa fitoi në Çmimin e Madh të Brazilit të së dielës.
Kampioni i botës i mbijetoi një fillimi kaotik të garës për të arritur në një fitore tjetër në Interlagos.
Ai tani ka fituar 17 nga 20 garat e deritanishme këtë sezon, dhe kjo do të thotë se pavarësisht se çfarë do të ndodhë në dy garat e fundit të vitit, ai do të ketë një përqindje prej pak më shumë se 77 për qind.
Kjo thyen rekordin për përqindjen më të lartë të fitoreve për një sezon F1, i cili qëndronte në 75% dhe mbahej nga Alberto Ascari që nga viti 1952.










