Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vendosen flamuj në sheshet e Prishtinës

nga Egzona Mehmeti15 shkurt 2021

Me afrimin e shënimit të 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në sheshet e Prishtinës janë vendosur flamuj të Kosovës në nder të kësaj feste.

Katër sheshet e Prishtinës tani po duken festive, ngase aty po valojnë flamujt kaltër e verdhë.

Ndërkohë, për organizimin e 13-vjetorit të pavarësisë, qeveria në detyrë ka ndarë 70 mijë euro.

Kështu u bë e ditur në një komunikatë nga Zyra e Kryeministrit, ku janë renditur vendimet e Qeverisë në detyrë.

Po ashtu, është zbardhur edhe agjenda shtetërore e aktiviteteve që do të zhvillohen në tri ditët e ardhshme.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →