Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vdiq edhe një shtatzënë nga COVID-19

nga Kaltrina Berila4 shtator 2021

Një 28 vjeçare shtatzënë ka vdekur mbrëmë si pasojë e COVID-19.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar mjeku përgjegjës në mjekimin intensiv, Mentor Alimusaj.
Gruaja nga Vushtrria ishte në javën e 25 të shtatzënisë dhe po trajtohej në njësinë intensive të QKUK.
Alimusaj për portalin rtv21.tv ka thënë se viktima nuk kishte ndonjë sëmundje tjetër dhe ishte e pa vaksinuar.
Për vdekjen e saj kanë njoftuar edhe familjarë të viktimës. Sipas tyre, varrimi i 28 vjeçares do të bëhet në varrezat e fshatit Banjskë në ora 13:00.

Kjo është gruaja e pestë shtatzënë që vdiq nga koronavirusi në Kosovë brenda pak ditësh./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →