Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Varhelyi nga Roma: Zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor është prioritet

nga Venera Grabanica3 prill 2023
Varhelyi nga Roma: Zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor është prioritet

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, para fillimit të takimit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Romë, tha se do të diskutohet për përshpejtimin e procesit integrues në mjedisin e ri të sigurisë. Varhelyi po merr pjesë në konferencën e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Zëvendëskryeministri Italian Antonio Tajani së bashku me Presidencën suedeze të BE-së.

“Zgjerimi është një nga prioritetet kryesore të Bashkimit Evropian për forcimin e paqes, sigurisë dhe prosperitetit”, ka shkruar Varhelyi në rrjetin e tij social Twitter.

#Rome– Attending WB Foreign Ministerial conference org. by DPM @Antonio_Tajani together w/ 🇸🇪 Presidency

▶️We’ll discuss how to speed up the integration process in the new security environment.
Enlargement is one of EU’s top priorities to strengthen peace, security & prosperity. pic.twitter.com/rPqjXMn70E

— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) April 3, 2023

Krahas udhëheqësve të diplomacisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor, Varhelyi do të flasë në takimet në Romë, sikundër dhe ministri i Jashtëm suedez, Tobias Bilstrom./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →