Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ursula von der Leyen të shtunën në Prishtinë të takohet me Osmanin e Kurtin

nga B G21 tetor 2024
Ursula von der Leyen të shtunën në Prishtinë të takohet me Osmanin e Kurtin

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen javën e ardhshme,do ta nisë një ‘tur ‘tour’ në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Siç bëhet e ditur në kalendarin e publikuar në web-faqen e KE-së, Von der Leyen të shtunën më 26 tetor do të jetë në Kosovë ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Vizitën e saj në rajon, Ursula von der Leyen do ta nisë duke u ndalur fillimisht në Shqipëri të mërkurën e 23 tetorit.
Të ejnten ajo do të shkojë edhe në Maqedoninë e Veriut e më pas do të largohet për në Bosnjë e Hercegovinë, ku fillimisht pritet t’i vizitojë zonat e prekura nga përmbytjet e fundit vdekjeprurëse.

Nga Bosnja, ajo do të shkojë në Serbi, ku do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin Millosh Vuçeviq.

Ditën e fundit e ‘tourit’ ballkanik, Ursula von der Leyen do ta kalojë fillimisht në Kosovë, ndërsa për fund do të shkojë në Mal të Zi.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →