Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ursula von der Leyen: Prioriteti tani është zbatimi i shpejtë dhe i plotë i marrëveshjes

nga B G15 qershor 2026
Ursula von der Leyen: Prioriteti tani është zbatimi i shpejtë dhe i plotë i marrëveshjes

Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka mirëpritur marrëveshjen SHBA- Iran por thotë se “prioriteti tani është zbatimi i saj i shpejtë dhe i plotë nga të gjitha palët”.

Von der Leyen thotë se duhet të ketë një “rihapje të menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit”, duke e përshkruar lirinë e lundrimit si “thelbësore për stabilitetin rajonal dhe ekonominë globale”.

Ajo shtoi se marrëveshja kornizë hap derën për negociata më të gjera mbi paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme.

“Dhe sigurisht që nuk mund të ketë paqe në Lindjen e Mesme ndërsa Libani është në flakë. Edhe një herë, Evropa u bën thirrje të gjitha palëve të respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Libanit dhe të zbatojnë një armëpushim të vërtetë”, thotë von der Leyen.

Von der Leyen vazhdoi duke thënë se udhëheqësit evropianë që do të jenë në G7 këtë javë në Francë do ta diskutojnë këtë çështje./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →