Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ursula von der Leyen ngushëllon familjet e viktimave nga aksidenti në Bullgari

nga Venera Grabanica23 nëntor 2021

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reguar pas aksidentit tragjik në Bullgari. Ajo ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe dhe gjithë vendit.

“Shpreh ngushëllimet më të thella për familjet dhe miqtë e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik me autobus në natën e fundit në Bullgari. Po ashtu ju dëshiroj shërim të shpejtë atyre që kanë pësuar lëndime. Në këto çaste të vështira, Evropa qëndron në solidarizim me ju”, ka shkruar Ursula von der Leyen në twitter.

My deepest condolences to the families and friends of those who perished in the tragic bus accident last night in Bulgaria.

I also wish a fast recovery to those injured.
In these terrible times, Europe stands in solidarity with you.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) November 23, 2021


Të paktën 46 persona, shumica prej tyre nga Maqedonia e Veriut, kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë. 12 fëmijët kanë qenë në mesin e viktimave dhe shtatë të mbijetuar kanë pasur nevojë për trajtim në spitalin e kryeqytetit Sofje, si pasojë e djegieve./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →