RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
Ukraina kërkon shkëmbimin e qindra të burgosurve me Rusinë
🌍 Bota

Ukraina kërkon shkëmbimin e qindra të burgosurve me Rusinë

Ukraina po punon për të rifilluar shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë, duke shpresuar për lirimin e 1.200 ukrainasve, thanë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe shefi i Këshillit të Sigurisë

nga Gentrita Xhemajli16 nëntor 202516 nëntor 2025

Ukraina po punon për të rifilluar shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë, duke shpresuar për lirimin e 1.200 ukrainasve, thanë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe shefi i Këshillit të Sigurisë së tij.

“Ne … po llogarisim në rifillimin e shkëmbimeve”, tha Zelensky në një video të postuar të dielën në aplikacionin e mesazheve Telegram. “Shumë takime, negociata dhe telefonata tani i janë kushtuar kësaj”.

Shefi i tij i sigurisë, Rustem Umerov, tha të shtunën se ai kishte zhvilluar konsultime në Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me mbështetjen e partnerëve të Kievit, për të rifilluar procesin e shkëmbimeve.

“Si rezultat i këtyre negociatave, palët ranë dakord të rikthehen te marrëveshjet e Stambollit”, tha ai. “Kjo ka të bëjë me lirimin e 1.200 ukrainasve”, tha Umerov në një deklaratë në Telegram.

Nuk pati menjëherë asnjë koment nga Moska për deklaratat e Ukrainës.

Marrëveshjet e Stambollit janë disa korniza për shkëmbime të ndërmjetësuara nga Turqia në vitin 2022, të cilat përcaktojnë rregullat për shkëmbime të mëdha dhe të koordinuara mes Rusisë dhe Ukrainës.

Që atëherë, të dyja palët kanë shkëmbyer mijëra të burgosur, megjithëse shkëmbimet kanë qenë sporadike dhe shpesh të ndërprera nga përshkallëzimi i vijës së frontit në luftën që Rusia nisi kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Umerov tha se konsultime do të zhvillohen në të ardhmen e afërt për të vendosur detajet procedurale dhe organizative të procesit.

“Ne po punojmë pa ndërprerje që ukrainasit që do të kthehen nga robëria të mund të festojnë Vitin e Ri dhe Krishtlindjet në shtëpi – në tryezën familjare dhe me të dashurit e tyre”, tha Umerov. /rel

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
LAJMI TJETËR →
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

Lexo edhe

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

1 min më parë
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Kulturë

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

1 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

5 min më parë
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

35 min më parë
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

39 min më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

39 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
Kosova

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

1 orë më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

2 orë më parë
Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin
Kosova

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

2 orë më parë
Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

2 orë më parë