RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ukraina i jep ide popullit civil se si të mbrohen nga pushtimi rus

nga Miranda Beqaj27 shkurt 2022

Ushtria ukrainase ka lëshuar udhëzime për njerëzit e zakonshëm në lëvizjen e saj të rezistencës civile.

“Pavarësisht nëse keni armë apo municion, përdorni të gjitha mënyrat dhe mjetet e mundshme për të luftuar”,  thuhet në deklaratë transmeton rtv21.tv

Njerëzve u është kërkuar që të përdorin pajisje ndezëse të bëra në shtëpi, të jenë më aktiv gjatë natës dhe muzgut, të largojnë shenjat rrugore.

Ndërkaq, së fundmi po diskutohet mundësia për të zhvilluar bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës, mirëpo delegacioni rus ka vendosur t’i zhvillojë bisedimet në Bjellorusi, për çka Ukraina nuk pajtohet t’i mbajë atje. Kjo e fundit i ka kërkuar të zhvillojnë bisedimet në ndonjë vend tjetër./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →