Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

U aprovua versioni final i Autostradës së Dukagjinit

nga B G3 prill 2019

Miratohet zhvillimi i projektit “Autostrada Istog-Peje-Deçan-Gjakovë – Prizren”

Komiteti drejtues ndërministror për zhvillimin e projektit “Autostrada Istog-Peje-Deçan-Gjakovë – Prizren”, ka shqyrtuar dhe miratuar propozimin për variantin final të këtij projekti.

Përzgjedhja e këtij varianti të Autostradës së Dukagjinit, vjen pas dëgjimeve publike të realizuara me qytetarët e të gjitha komunave që i përshkon ky projekt.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, kryesues i këtij komiteti, ka theksuar rëndësinë e këtij vendimi i cili sipas tij hapë rrugë projektimit të detajuar. Mes të tjerash ka shtuar se më këtë autostradë, Kosovës i hapet perspektivë më e madhe me krijimin e lidhjeve me korridoret pan evropiane.

Anëtarët e komitetit kanë diskutuar edhe për të tjera aspekte të ecurisë së realizimit të këtij projekti, ndërsa janë shprehur të kënaqur me procesin e deritanishëm.

Autostrada pritet të fillojë në vjeshtë të këtij viti dhe të përfundojë në vitin 2024. Llogaritet të jetë ndër autostradat më të gjata në territorin e Kosovës, me 91 kilometra. Kjo autostradë do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës mbi 1 miliard euro! /21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →