RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Turqia merr nesër komandën e KFOR-it në Kosovë

nga Kaltrina Berila9 tetor 2023
Turqia merr nesër komandën e KFOR-it në Kosovë

Turqia po përgatitet të marrë përsipër komandën e Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, në një periudhë kur tensionet me Serbinë kanë shënuar rritje, raporton Anadolu.

Turqia renditet e dyta midis 27 vendeve për sa i përket kontributit me personel në këtë mision.

Italia, e cila mori përsipër misionin e 27-të të KFOR-it nga Hungaria më 10 tetor 2022, po përgatitet të dorëzojë detyrën pas përfundimit të periudhës së komandës. Turqia, më 10 tetor 2023, me anë të një ceremonie do të marrë përsipër komandën.

Zyrtarët e Ministrisë turke të Mbrojtjes Kombëtare, në një deklaratë lidhur me çështjen, cilësuan KFOR-in si një nga misionet më të rëndësishme në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

“Roli kritik që luan KFOR-i dhe ekzistenca e tij janë ende një domosdoshmëri për Kosovën”, thuhet në deklaratë.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →