Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

​Trump thotë se nuk ka marrë vendim final për përfshirjen e SHBA-së kundër Iranit

nga Gentrita Xhemajli18 qershor 2025
​Trump thotë se nuk ka marrë vendim final për përfshirjen e SHBA-së kundër Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump tha se deri më sot pasdite, ai ende nuk ka arritur në një vendim përfundimtar mbi përfshirjen e mundshme të vendit të tij në konfliktin midis Izraelit dhe Iranit, duke shtuar se së shpejti do të mbledhë ekipin e tij në Dhomën e Situatave me zyrtarë të lartë për të diskutuar opsionet.

“Kam ide se çfarë të bëj, por nuk kam marrë një vendim përfundimtar, më pëlqen të marr vendimin përfundimtar një sekondë para se të vijë koha, e dini, sepse gjërat ndryshojnë. Dua të them, veçanërisht me luftën, gjërat ndryshojnë me luftën. Mund të shkojë nga një ekstrem në tjetrin,” tha Trump për CNN, transmeton kp.

Trump detajoi disa nga mendimet e tij ndërsa është ngrohur me idenë e përdorimit potencial të aseteve ushtarake amerikane për të goditur objektet bërthamore iraniane.

“Filloi natën e parë,” tha ai, duke iu referuar bombardimeve të Izraelit ndaj vendeve bërthamore dhe zyrtarëve ushtarakë në Iran, të cilat filluan javën e kaluar.

Trump vazhdoi: “Ajo natë e parë ishte shkatërruese dhe, siç e dini, e shkatërroi vërtet njërën anë. Një mbrëmje, ditë shkatërruese dhe pak a shumë vazhdoi kështu. Kam një takim në Dhomën e Luftës pas pak, Dhomën e Situatave, siç e quajnë disa njerëz. Pra, do të takohemi, do të shohim. Jemi në mes të saj.”

I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse regjimi iranian bie, Trump tha: “Kam një plan për gjithçka, por do të shohim se çfarë ndodh. Kam ende rrugë për të bërë”, duke përsëritur se Irani “duhet të kishte” bërë një marrëveshje bërthamore.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →