🌍 Bota
Trump thotë se ai dhe Putin kanë bërë “përparim të madh” drejt një marrëveshjeje
nga Kaltrina Berila16 gusht 2025
Ndërsa Presidenti Donald Trump tha se ai dhe Presidenti rus Vladimir Putin “bënë disa përparime” dhe “përparim të madh” në takimin e tyre dypalësh.
Megjithatë, shtoi ai, “nuk ka marrëveshje derisa të ketë një marrëveshje”.
“Do të telefonoj NATO-n pas pak. Do të telefonoj njerëzit e ndryshëm që mendoj se janë të përshtatshëm. Dhe, sigurisht, do të telefonoj Presidentin Zelensky dhe do t’i tregoj për takimin e sotëm. Në fund të fundit, varet prej tyre”, tha Trump.
“Patëm një takim jashtëzakonisht produktiv dhe u ra dakord për shumë pika”, por Trump tha, “Nuk ia dolëm mbanë, por kemi një shans shumë të mirë për ta arritur.”
Trump dhe Putin nuk pranuan pyetje në konferencën për shtyp pas deklaratave të tyre./21Media










