RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Trump paralajmëron takimin e dytë me Kim Jong Un

nga Venera Grabanica6 shkurt 2019

Tump u zotua sërish për të ndërtuar murin në kufi me Meksikën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se do të ketë samit të dytë bërthamor me liderin korean, Kim Jong Un këtë muaj.

Në një fjalim drejtuar kombit, Tump u zotua sërish për të ndërtuar murin në kufi me Meksikën.

Tump apeloi për unitet politik, ai tha se “hetimet partiake qesharake” mund të dëmtojnë prosperitetin e SHBA-ve.

Demokratët nga ana tjetër akuzuan Trumpin për braktisjen e vlerave të SHBA-ve.

Adresimi i tij  erdhi më pak se dy javë pasi vendosi për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë ndonjëherë të Qeverisë amerikane, kur demokratët refuzuan të financojnë murin në mes kufirit SHBA-Meksikë.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →