Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Trump jep detaje nga telefonata me Putin

nga Venera Grabanica14 qershor 2025
Trump jep detaje nga telefonata me Putin

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë detaje nga biseda e sotme telefonike me homologun rus Vladimir Putin për gati një orë, me pjesën më të madhe të bisedës të përqendruar në tensionet midis Izraelit dhe Iranit.

“Presidenti Putin më telefonoi këtë mëngjes për të më uruar datëlindjen, por më e rëndësishmja, për të folur për Iranin, një vend që ai e njeh shumë mirë,” shkroi Trump në Truth Social.

Ai tha se ranë dakord që konflikti midis Izraelit dhe Iranit duhet të përfundojë, raporton KosovaPress.

“Gjë për të cilën e shpjegova, edhe lufta e tij duhet të përfundojë,” shtoi Trump, duke iu referuar pushtimit rus në Ukrainë.

Ndërsa biseda u përqendrua kryesisht në Lindjen e Mesme, Trump vuri në dukje se ai dhe Putin do të diskutonin mbi luftën Rusi-Ukrainë javën e ardhshme.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →