Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Trump i thotë Muskut se “i ka humbur mendja” dhe s’do të flasë me të

nga Kaltrina Berila6 qershor 2025
Trump i thotë Muskut se “i ka humbur mendja” dhe s’do të flasë me të

Donald Trump ka folur sot për media të ndryshme amerikane, me disa që raportuan se presidenti amerikan nuk planifikon të flasë me Elon Musk.

“As nuk po mendoj për Elonin. Ai ka një problem. I shkreti ka një problem”, i thotë Trump CNN-it.

Trump e përshkroi Muskun si “njeriu që ka humbur mendjen”.

Presidenti ka qenë gjithashtu aktiv në platformën e tij të mediave sociale Truth Social sot, por ende nuk e ka përmendur Musk.

Gjithashtu, ende nuk ka ndonjë reagim nga miliarderi i teknologjisë.

Përçarja midis presidentit dhe ish-këshilltarit të tij shpërtheu hapur në mediat sociale të enjten, duke filluar me Trumpin që tha se ishte “i zhgënjyer” me kritikat e Musk për projektligjin e tij të shpenzimeve.

Musk më pas akuzoi Trumpin për “mosmirënjohje”, duke shtuar: “Pa mua, Trump do t’i kishte humbur zgjedhjet”.

Kompanitë e Musk, përfshirë Tesla, SpaceX dhe Starlink, kanë kontrata të drejtpërdrejta me qeverinë amerikane – të enjten, ai u tërhoq nga një kërcënim i mëparshëm për të çmontuar një anije kozmike të rëndësishme SpaceX të përdorur nga astronautët amerikanë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →