Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Tristan Thompson i kërkon falje për tradhëti ish të dashurës, Khloe Kardashian

nga Xh.D4 janar 2022

Kohët e fundit ishte raportuar për një tradhëti të Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian. Ku sipas DailyMail, Tristan ishte bërë baba i një fëmije madje.
Trajnerja personale Maralee Nichols së fundmi u bë nënë dhe aludonte se babai i fëmijës së saj ishte Tristan. E këto nuk mbetën veç aludime.
Tristan ka pranuar se është baba i fëmijës së Nichols, madje i ka kërkuar falje Khloes për një tjetër tradhëti.
“Ti nuk e meriton këtë. Nuk e meriton gjithë dhimbjen që ta dhashë, mënyrën si të kam trajtuar. Pavarësisht çfarë mendon, të kërkoj sinqerisht të falur”, tha Tristan drejtuar Khloe, pasi dolën rezulatet e testit, të cilat konfirmuan përfundimisht se ai është babai.
Tristan shtoi se tashmë merr përgjegjësi mbi gjithçka që ka ndodhur./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →