Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Trepça e liron Bashkim Kurtin nga detyra e kryeshefit ekzekutiv

nga Kaltrina Berila3 gusht 2024
Trepça e liron Bashkim Kurtin nga detyra e kryeshefit ekzekutiv

Bashkim Kurti, është liruar nga detyra si shef ekzekutiv i Trepçës.

Kështu ka vendosur mbrëmë në orët e vona, bordi i kësaj ndërmarrje.

Në njoftim thuhet se në vend të tij, si ushtrues detyre është caktuar Faton Ahmeti, që e kishte mbajtur pozitën e zëvendësit të Kurtit.

“Bordi Mbikëqyrës i Ndërmarrjes Trepça Sh.A. njofton opinionin e gjerë publik se ka qenë i përkushtuar në përzgjedhjen e kandidatit më të përgatitur dhe profesional për të udhëhequr ndërmarrjen Trepça Sh.A., natyrisht duke respektuar kushtet dhe kriteret e përshkruara në shpalljen publike”, thuhet në njoftim.

Gjendja në gjigantin metalurgjik duket se nuk është e mirë. Minatorët e Trepçës nuk janë paguar fare tash e dy muaj.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →