Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Tottenham demolon Aston Villa

nga Venera Grabanica10 mars 2024
​Tottenham demolon Aston Villa

Futbollistët e Tottenham kanë shkatërruar në udhëtim skuadrën e Aston Villa me rezultat 4:0.

Ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të javës së 28-të të Premier Ligës angleze në futboll.

Pjesa e parë kaloi e balancuar në fushë duke mos pasur asnjë gol të shënuar. Mysafirët u rikthyen në fillim të pjesës së dytë duke shënuar dy gola të shpejtë.

Maddison shënoi në minutën e 50-të për avantazhin e Tottenham, ndërsa tre minuta më vonë Johnson dyfishoi epërsinë e mysafirëve.

Minutat shtesë u treguan edhe më shumë fatale për vendësit, të cilët pësuan dy herë – Heung-min 90+ 1′, Wener 90+4′.

Aston Villa mbetet e katërta në tabelë me 55 pikë, pasuar nga Tottenham në vendin e pestë me 53 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. Në tabelë prin Arsenali me 64 pikë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →