Barcelona ka zbuluar se Sergio Aguero do të mungojë për rreth 10 javë pasi pësoi një dëmtim të muskulit që do të vonojë fillimin e aventurës së tij të bre në “ Camp Nou”.
Reprezentuesi argjentinas erdhi në fillim të verës si lojtar i lirë pasi i erdhi fundi kontratës së tij me Manchester Cityn.
Ai ende nuk është regjistruar zyrtarisht për shkak të vështirësive financiare në Kataloni, si pasojë e të cilave u largua edhe Lionel Messi.
Kjo do të paraqesë një tjetër problem për trajnerin Ronald Koeman, i cili nuk do të mund të llogorisë në shërbimet e një prej sulmuesve më të mirë që ka tani në dispozicion.









