Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Thaçi udhëton për në Zvicër, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

nga Venera Grabanica22 janar 2019

Ky forum çdo vit mbledh në Davos rreth 3000 liderë shtetëror

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka udhëtuar për në Davos të Zvicrës, ku bashkë me liderë nga mbarë bota do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, njofton zyra për informim të presidencës.

Gjatë qëndrimit në Davos, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës për të thelluar marrëdhëniet bilaterale.

Po ashtu, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të Bashkimit Evropian, nga të cilët do të kërkojë përshpejtimin e agjendës evropiane për Kosovën.

Ky forum i përvitshëm mbledh në Davos rreth 3000 liderë shtetërorë, përfaqësues të bizneseve, të organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, etj.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →